Të fundit

Vuçiq për “Open Balkan”: Ka përfitime, nuk e lusim askënd

“Ballkani i Hapur” është një projekt i jashtëzakonshëm, thotë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që pretendon se kjo iniciativë deri më tani ka sjellë përfitime të konsiderueshme për Beogradin, Tiranën dhe Shkupin.

Kjo vjen përpara Samitit të Ohrit dhe pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ofroi mbështetje për nismën rajonale, të cilën e konsideroi një projekt të Serbisë.

Vuçiq shtoi se nuk do t’i lutet askujt për të marrë pjesë në “Ballkanin e Hapur” dhe njoftoi se në takimin e Ohrit do të nënshkruhen 4 marrëveshje mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në Samitin e Ohrit do të nënshkruhen 4 marrëveshje për njohjen e diplomave, për bashkëpunim në fushën e tregtisë dhe turizmit dhe për bashkëpunim në fushën e kulturës e administratës tatimore. Këto janë fusha të rëndësishme dhe sigurisht që do të përfitojnë të gjithë”.

Vuçiq tha se në këtë takim do të jenë të pranishëm kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, por vetëm si vëzhgues dhe jo si pjesëmarrës.

Ai shtoi se shkëmbimi tregtar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rritur në mënyrë drastike, teksa komentoi arsyet që detyruan ministrin e Jashtëm rus të anulonte vizitën në Beograd.

Vuçiq u shpreh i pakënaqur me atmosferën e krijuar në botë lidhur me këtë zhvillim, duke theksuar se ishte krijuar “histeri”.

Ai bëri të ditur se në shumë bisedime, Serbisë iu kërkua ta anulonte vizitën, madje tha se vendit të tij nuk iu lejua që të bisedonte me Lavrovin, raporton A2news, transmeton Paparaci.

Ministri i Jashtëm rus do të qëndronte dy ditë në Beograd, por Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria i mbyllën hapësirën ajrore për shkak të sanksioneve kundër tij.

Kremlini e konsideroi këtë një akt armiqësor.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci