Igli Zarka i cili vetëm një javë më parë iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, u largua ditën e sotme nga kjo shtëpi, për arsye shëndetësore.
Kështu u njoftuan banorët tjerë të shtëpisë përmes një zarfi të zi nga “Vëllai i madh”.
Ndërpreja e këtij rrugëtimit të Zarkës, ka mërzitur shumë banorët e kësaj shtëpie, por ishte këngëtarja Fifi ajo e cila mes lotësh pranoi lajmin për largimin e tij.
Për ta ngushëlluar këngëtaren i erdhi në përqafim Semi, e cila po ashtu u pa e mërzitur për ngjarjen që ndodhi sot.
