Të fundit

Aksidenti tragjik në Fier, identifikohen viktimat

Sokrat Lela, nga Mbrostari i Fierit, punonjës i FNSH është një nga viktimat e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë mbrëmje në aksin Leva Tepelenë.

Viktima tjetër dyshohet se është bashkëshoqëruesja e tij Fatbardha Lela. Të dy kanë qenë në mjetin Ford Fiesta bashkë me një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku dy automjete tip “Opel Zafira” dhe “Ford” janë përplasur me njëri-tjetrin.

Siç shihet nga pamjet e Abc makinat janë të copëtuara, ndërsa njëra ka përfunduar në kanal.

Disa ambulanca kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes ku janë transportuar 4 të plagosurit e tjerë drejt spitalit. /abcnews.al

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci