Të fundit

Përparim Rama premton rritje të kapaciteteve në ‘Fadil Vokrri”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka dhënë një sinjal pozitiv për rritjen e kapaciteteve të stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Rama, i cili ishte i pranishëm në ndeshjen e sotme mes Përfaqësues së Kosovës dhe asaj të Irlandës së Veriut, ka thënë se sa më shpejt do të fillojë procesi i zgjerimi të tribunave në stadiumin “Fadil Vokrri”

Ai tha se këtë projekt bashkë me FFK-në synon ta realizojë brenda këtij mandati si kryetar i komunës. Rama theksoi se planifikohet një zgjerim prej 8 mijë ulëseve.

“E kemi si pjesë të programit rritjen e kapacitetit të stadiumit. Vetëm të vazhdojmë me fitore, Kosova, Prishtina. E kemi në program dhe jemi t’u punu në atë aspekt, në 8 mijë ulëse shtesë”, tha Rama për Express.

Kapaciteti momental i stadiumit “Fadil Vokrri” është 13,500 ulëse. Ky numër është i pamjaftueshëm, kur Kosova zhvillon ndeshje, pasi kërkesat e kosovarëve për bileta janë shumëherë më të mëdha.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci