Angela Martini, bukuroshja nga Shkodra, është njëra nga modelet shqiptare që tashmë ka kaluar kufijtë e profesionit të saj.
Autorja e librit “Love, Hope, Light”, sot ka publikuar disa fotografi të reja, me të cilat ka marrë vëmendjen e fansave duke qëndruar mbi një vaskë.
E veshur tërësisht në të zeza e flokë të lëshuara në formë valëzimi, artistja shqiptare duket në top formë.
“Realiteti është i gabuar, ëndrrat janë të vërteta”, ka shkruar ajo.

Martini njëherësh ka marrë komente të shumta pozitive në lidhje me paraqitjen e dukjen atraktive.
Angela këtë vit ka qenë shumë e përfolur për shkak të bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu, i cili ishte arrestuar gjatë verës në Greqi.Kjo ngjarje bëri bujë të madhe dhe ka qenë temë diskutimi për disa muaj radhazi.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.
Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU