Të fundit

Spanja nën valën e të nxehtit, parashikohen temperatura deri në 44°C

Spanja është në valën e saj të parë të të nxehtit të vitit, me temperaturat në pjesë të perëndimit dhe jugut që pritet të arrijnë në 44 gradë Celsius, raportoi The Guardian të shtunën.

Valët e të nxehtit po bëhen më të shpeshta dhe po fillojnë më herët, sipas Aemet, zyrës meteorologjike spanjolle.

“Ne po përballemi me temperatura jashtëzakonisht të larta për qershorin”, tha Rubén del Campo, një zëdhënës i Aemet.

Vala e të nxehtit, rezultat i anti-ciklonit Alex dhe një mase ajri shumë të nxehtë mbi Afrikën veriore, pritet të zgjasë të paktën deri të martën dhe është e treta më e hershme e regjistruar. Hera e fundit që një valë e nxehtë erdhi kaq herët ishte në vitin 1981.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci