Të fundit

Hovenier takohet me Sherife Lutën, simbolin e vuajtjeve të luftës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier është shprehur i lumtur pasi sot takoi Sherife Lutën dhe familjen e saj në Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Ai tha se 23 vjet më parë, Sherife Luta u bë fytyra e një lufte brutale, pasi ajo dhe fëmija i saj u larguan nga Kosova.

“Sot ata janë të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkroi Hovenier.

Sherife Luta u bë personifikimi i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë të cilët ishin detyruar që dhunshëm ta lëshojnë atdheun e tyre nga forcat serbe.

Atë sot e takuan edhe kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci