Të fundit

Luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë

Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Kremlinit del në det të hapur dhe qëllimi i vetëm është të sfidojë Perëndimin.

Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO.

Dhe ky tregim force nga marina e Putin i është afruar shumë dhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias.

Ndërkohë që më vonë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskva”-s të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.

Ndërkohë që në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane “Harry Truman”, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, përsa kohë që do të vijojë luftën në Ukrainë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci