Të fundit

Policia vihet në ndjekje të të dyshuarit për vrasjen në Gjilan

Në lagjen “Arbëria” në Gjilan si pasojë e një përleshjeje një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër i plagosur.

Nënkoloneli i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Remzi Azemi ka bërë të ditur se janë në kërkim të të dyshuarit.

“Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika Rajonale nën autorizim të plotë nga prokurori për krime të rënda kanë fillu me vend shikimin e vendit të ngjarjes dhe me grumbullimin e informacioneve që të kemi një pasqyrë të qartë lidhur me ngjarjen që ka ndodhë sonte dhe me identifikimin e personave të mundshëm që janë të involvuar në rast apo që mund të kenë njohuri”, ka thënë Remzi Azemi.

Tutje ai thotë se në orët të vijim policia do të punojë që të ketë një pasqyrë të qartë se si ka ardhur deri tek ngjarja.

“Ne jemi në fazën e grumbullimit të informacioneve dhe ende nuk kemi informacione për ndonjë person të arrestuar për momentin që tani po flasim.”

Tutje, ai thotë se nuk ka informacione as për lidhjen që mund ta kenë personi i plagosur dhe ai i vrarë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci