Të fundit

Kjo është gjendja e të plagosurit në Gjilan

Gjendja e të plagosurit me armë zjarri në Gjilan është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Kështu ka bërë të ditur për KP drejtori i Ortopedisë në Klinikën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Gani Jashanica.

“Ai është jashtë rrezikut për jetë, gjendja e përgjithshme është e mirë. Ka një plagë në regjionin e kofshës. Por diçka rrezik nuk ka, nuk ka asht të thyer”, tregoi Jashanica për KP.

Ndërsa drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, Arsim Emini tregoi se i plagosuri a pas dy plagë me armë zjarri, por që për shkak të rrezikut për përkeqësim të gjendjes ai është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm të QKUK.

“I ka pas dy plagë me armë zjarri në regjionin e ijëve, dhe për shkak të rrezikut të përkeqësimit të gjendjes ai është përcjellë më tutje në QKUK. Ai është nisur në gjendje stabile, me parametra stabile dhe në gjendje të vetëdijshme. Ai është dërguar në gjendje stabile në QKUK”, tha ai.

Shkak i të shtënave me armë zjarri në lagjen Arbëria në Gjilan një person mbrëmjen e së hënës mbeti i vdekur.

Lidhur me rastin janë ndaluar katër persona të dyshuar dhe një tjetër gjendet në arrati.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci