Të fundit

Mashtroi pesë gra se do t’u siguronte vizë pune, arrestohet mitrovicasja

Një grua është arrestuar dje në Mitrovicë pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrim”.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se e arrestuara ka mashtruar pesë femra të tjera duke u premtuar se do t’iu rregullonte viza pune, për në  shtetin e Suedisë,

E njëjta sipas Policisë u ka marrë viktimave një shumë prej 7 mijë e 500 eurove, raporton Paparaci.

Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje.

“Rr. Pajazit Boletini, Mitrovicë, 08.11.2021-16:16. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në  shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ( 5) ankueset femra kosovare një shumë prej 7500 €.  Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci