Të fundit

Ministri akuzon Lipën për presion

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë një reagim publik pas njoftimit për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë.

Ai në Facebook ka shkruar se MKRS-ja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me bartësit e “Sunny Hill” dhe Dukagjin Lipën.

“Ministria e Kulturës ka qenë në komunikim me bartësit e Sunny Hill për të ofruar gjithë mbështetjen për mbarëvajtjen e edicionit të sivjetmë të festivalit. Para ca kohësh, edhe personalisht e kam kontaktuar Dukagjin Lipën me qëllimin e mirë që Ministria e Kulturës të shërbejë si pikë komunikimi për një mori kërkesash të tyre, nga siguria e infrastruktura deri tek mbështetja financiare e lehtësirat tatimore, çështje të cilat prekin disa ministri. Një grup i përbërë nga zyrtarët e disa ministrive ka qenë duke i trajtuar këto kërkesa për të siguruar mbështetje për festivalin nga disa aspekte”, shkruan ai.

Tutje ai ka shtuar se Kosova ka angazhim të plotë, por ka tokë me kursim. Hajrulla Çeku shkruan se qeveria nuk ka të drejtë të përdorë tokën pa peshuar përfitimet dhe pasojat.

“Motivi dhe angazhimi ynë institucional ka qenë i plotë, gjithnjë me synimin e përbashkët që Sunny Hill edhe sivjet të përçojë nëpër botë imazhe pozitive nga vendi ynë. Por, çka kemi me kursim në Kosovë, është toka. Nuk e ka të drejtën as kjo qeveri e as ndonjë qeveri tjetër, ta përdorë territorin e Kosovës pa i peshuar mirë kostot, përfitimet, pasojat, kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë. Procesi i vendimmarrjes kërkon kohë për të qenë i plotë dhe për të mos qenë i gabuar apo abuziv”, shtoi ai.

Ministri i Kulturës nuk e konsideron të drejtë letrën që Dukagjin Lipa u ka dërguar Qeverisë e ku kërkon vendimmarrje të shpejtë dhe sipas tij pas një kohe të shkurt njofton se ka ndërruar lokacioni.

Çeku thekson se ky lloj presion nuk lë kohë të mjaftueshme për aspektet burokratike.

“Nuk është e drejtë t’i dërgohet letër qeverisë ku t’i kërkohet vendimmarrje e shpejtë për Sunny Hill, dhe pas një kohe të shkurtë të shfaqet njoftimi se organizimi paska ndryshuar vendndodhje. Ky lloj presioni nuk lë kohë të mjaftueshme për t’u siguruar që vendimet institucionale do të ofrojnë mbrojtje të plotë të interesit publik, madje nuk lë kohë të shikohen as aspektet ligjore”, shtoi ai.

Krejt në fund i pari i MRKS-së shkruan se “Sunny Hill” do të ketë derën e hapur gjithnjë për siç shkruan ai diskutime të qeta dhe pa presion.

Ai shton se Kosova e pret sa më shpejt Dua Lipën me dashuri dhe respekt, teksa thekson se nuk do të lejojnë që figura e saj të keqpërdoret për debate politike.

“Megjithatë, ne e sigurojmë publikun rinor se në Kosovë nuk do të mungojnë ngjarjet e përmasave të ndryshme, me artistë vendorë e ndërkombëtarë. Edhe Sunny Hill gjithnjë do ta ketë derën hapur, për diskutime të qeta, e për marrëveshje transparente dhe pa presion. E presim sa më shpejt në Kosovën e saj edhe Dua Lipën me dashuri e respekt të madh. Ajo ka kontribuar si artiste e si shqiptare në imazhin tonë ndërkombëtar. Asnjëherë nuk do të lejojmë që figura e saj të keqpërdoret apo të zbehet nga debate të politikës apo biznesit”, përfundon statusi i tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci