Rina Balaj karrierën e saj e nisi si repere, por prej kohësh ajo është fokusuar ne një zhanër tjetër RnB, duke u bërë kështu njëra prej këngëtareve më të preferuara për momentin.
Pas disa projekteve të suksesshme që ka lansuar së fundi, këngëtarja tashmë ka finalizuar albumin e parë në karrierë.
Albumi me titullin “Balerina” është publikuar mbrëmë pas mesnate (9 nëntor), në të gjitha platformat, dhe përveç këngëve që tashmë ajo i ka publikuar, në album janë të përfshira edhe disa këngë të padëgjuara deri tani.
Kështu ka bërë të ditur vet artistja në disa postime në rrjetet sociale, ku u shfaq duke festuar lansimin e tij.
Përveç albumit, Rina sot gjatë ditës publikon një prej këngëve të albumit “Mia” të cilën e ka shoqëruar me videoklip.
