Të fundit

A është fejuar modelja Marigona Krasniqi me Robin Krasniqin?

Gjatë këtyre ditëve kanë qarkulluar disa lajme në lidhje me ish-Miss Universe Kosova, Marigona Krasniqi me ç’rast thuhej se modelja është fejuar me boksierin nga Juniku i cili ka ndërtuar një karrierë të bujshme jashtë trojeve shqiptare, Robin Haxhi Krasniqi.

Megjithatë, ky lajm doli të jetë i pavërtetë dhe një gjë e tillë e vërtetoi vet modelja.

Në një prononcim për media, Marigona thekson që nuk është e fejuar duke hedhur poshtë të gjitha aludimet.

“Së pari dua të them që unë nuk jam e fejuar, kështu që i hedh poshtë këto deklarata”.

Ajo më tej shton se është në një lidhje dashurie, por që në këto momente nuk dëshiron të flas për të.

“Për lidhjen nuk dua të flas asgjë. Unë jam në lidhje por nuk e kam cekur personin se kush është”, vazhdon më tej deklarata e bukuroshes shqiptare.

Krahas fushës së modelingut, Marigona më parë ka qenë e angazhuar edhe si prezantuese.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci