Paris Saint-Germain është interesuar për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, ndërsa Tottenham Hotspur, Manchester United, Barcelona dhe Chelsea janë përmendur si destinacione të mundshme, raporton Il Corriere dello Sport.
Mesfushori i Milanit, Franck Kessie duket se është bërë problem në San Siro.
Paraqitjet e tij kanë ndryshuar, duke bërë gabime vendimtare në ndeshjet e mëdha, 24 vjecari dha një penallti në Derby della Madonnina të dielën dhe u përjashtua nga fusha në ndeshjen e madhe kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.
Ish-lojtari i Atalantas vazhdon të shtyjë negociatat për kontratën me kuqezinjtë, të cilët mund të detyrohen të hyjnë në bisedime me klubet tashmë në janar, për të shmangur humbjen e lojtarit në një transfertë të lirë.
