Të fundit

Kurti e njofton deputetin gjerman për të arriturat e qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim deputetin e Bundestagut, Volkmar Klein.

Deputeti Klein është përfaqësues i Unionit Kristian Demokrat (CDU) në parlamentin gjerman që nga viti 2009. Biseduan për marrëdhëniet e mira bilaterale dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat gjatë një viti qeverisje, në veçanti për reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit, përmirësimin e indikatorëve ekonomikë dhe demokratikë, që kanë ndikuar në krijimin e kushteve dhe të klimës më të mirë për investime nga investitorët potencialë.

“Deputeti Klein e përgëzoi kryeministrin Kurti për qeverisje të mirë dhe shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit gjerman për anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, dërguar mediave.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci