Time Kadriaj, deputetja e AAK-së ka konfirmuar se nesër do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga veteranët e Kosovës.
“Unë e përkrah protestën. Jam veterane dhe besoj që do të jem nesër në protestën e veteranëve”, tha ajo.
Ajo ka shtuar se pasojat e ditës së nesërme janë mbi kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
“Unë mendoj që pasojat e kësaj proteste edhe çka do që do të ndodhë ditën e nesërme e ka Qeveria Kurti dhe posaçërisht e ka zotëri Kurti. Sepse ju e keni pa në vazhdimësi edhe një herë se nuk ka arritur të kalojë Ligji për Pagën Minimale”, shtoi ajo në RTV Dukagjini.
Veteranët nesër kanë paralajmëruar protestë me fillim nga ora 9:30, në kundërshtim të Ligjit për Pagën Minimale.
Ky ligj u miratua dje në Kuvendin e Kosovës dhe pro tij votuan edhe deputetët e Listës Serbe.
Ndërkohë, që deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë projektligj dhe Partia Demokratike nuk ishte fare prezente në sallë gjatë votimit të këtij ligji.
Kurse, i vetmi deputet i VV-së që kundërshtoi këtë ligj ishte Fatmir Humolli. Ky i fundit akuzoi pushtetin për koalicion me Listën Serbe.
