Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Einxhel Shkira vazhdon të komentohet edhe pas përfundimit të spektaklit.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Einxhel dikur tha se Donaldi ka marrë famë nga historia e dashurisë me moderatoren e njohur, Bora Zemani.
Einxhel nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale këto kohë, por është rikthyer ditën e djeshme dhe duke patur shumë për të thënë.
Mes tyre edhe një ironi për Donaldin.
Moderatorja ka shkruar një status në të cilin shprehet: “Sa më pëlqejnë ato moderatoret që në 12917 puntata flasin vetëm për vete. Ky është stili i moderimit “a doni më për Belulin”.

Ky reagim vjen pasi Donaldi zbuloi se një nga skeçet e fundit të programit e ka realizuar në studion e ‘Për’puthen’. Po ashtu, në çdo puntatë të ‘Më lër të flas’ Bora nuk ka munguar në skeçe, pyetje, deklarata apo qoftë edhe duke u përmendur nga të ftuarit vetë.
