Kontrolli financiar i UEFA-s për klubet ka kërkuar sqarim nga skuadra franceze, Paris Saint-Germain rreth transferimeve, rinovimeve dhe kontratave të reja të futbollistëve në klub.
Kur PSG-ja t’i përgjigjet pyetjeve të UEFA-s dhe të bëhet një ekzaminim i detajuar i të dhënave, do të vendoset nëse do të hapet apo jo procedimi ndaj klubit francez, i cili bëri një humbje prej 224.3 milionë euro në sezonin 2020/21, raporton gazeta franceze L’Equipe.
Në qershor 2018, llogaritë e klubit u hetuan për muaj të tërë për të gjykuar vlerën reale të kontratave të sponsorizimit të PSG-së, dhoma e hetimit e ICFC mbylli dosjen “pa ndjekje”.
Megjithatë, në fund hetimi u rihap, megjithëse Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do ta mbyllte përfundimisht çështjen.
Së fundmi La Liga ka ngritur akuzë ndaj klubit francez dhe atij anglez, Manchester Cityt rreth “fair-play” financiar.
🚨¡OJO!
🗞️'L'Équipe' informa que la UEFA VIGILA las CUENTAS del PSG para ver que CUMPLA con el 'fair play' financiero.
🤨El Control Financiero de los Clubs (ICFC) envió hace semanas una petición de INFORMACIÓN ADICIONAL tras haber examinado sus cuentas.https://t.co/uy59B6tvAR pic.twitter.com/VxiJJsc06J
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 16, 2022
