Çiljeta është një nga këngëtaret më të pëlqyera edhe pse së fundmi nuk ka qenë shumë aktive në skenën muzikore.
Në një koment që i ka bërë shoqes së saj, këngëtares Zajmina Vasjari që është në pritje të ëmbël ka ngritur dyshime.
“Barkalece inshallah ke dorën e mbarë”, shkruan Çiljeta duke nënkuptuar se mund të ketë dëshirë për tu bërë nënë për herë të dytë.
Çiljeta është mamaja e një djali, Fernandos e duket se kjo i ka shijuar pa fund ndaj uron që Zajmina të ketë “dorën e mbarë” dhe për të. Nëse kjo do të realizohet së shpejti do të kemi një lajm të ëmbël edhe nga Çiljeta dhe partneri i saj futbollisti, Alban Hoxha.

