Të fundit

Nushi pas pjesëmarrjes në protestë: Këto janë hallet e veteranëve

Nol Nushi, sekretari organizativ i PSD-së, tha një numër i madh i protestuesve që kanë qenë sot para Kuvendit të Kosovës i kanë keq punët financiarisht.

Ai shtoi se halli i tyre ishte mungesa e të hyrave minimale për jetesë.

“Më besoni që ka qenë numër i madh i protestuesve edhe një numër i madh i protestuesve që i kanë punët keq financiarisht. Nuk janë ata protestues milionera, nuk e kishin hallin kush është kryeministër. Ata e kishin hallin se po u mungojnë të hyrat minimale për jetesë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Tutje ai ka shpjeguar lidhjen mes ligjit për Pagën Minimale dhe pensionin e veteranit.

“Lidhja e Ligjit të Pagës Minimale me pagën e veteranit e ka pasë logjikën që veterani përderisa nuk punon duhet me pasë një pagë minimale për jetesë që për gjatë viteve ka qenë 170. Këta tash e bënë 250 euro për shkak që janë rritë çmimet kanë ndërru kohërat. Por, edhe veterani hanë bukë, edhe veterani i qet kerrit benzin, edhe ai blen vaj edhe atij ju ka shtrenjtuar jeta”, shtoi ai.

“Tash çka po thotë Qeveria këtu; kadal se këtu s’bon me ju rritë krejtve se do jonë fallc”, theksoi Nushi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci