“Nuk e kemi një qeveri që krenohet më luftën e UÇK-së, këta e kemi në deklarata të përditshme” ka thënë Nol Nushi anëtari i Partisë Social Demokrate.
Ai ka shtuar se ka pjesëtar të Qeverise Kurti 2, që deponojnë dosje kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ka thënë se veteranëve nuk ju mjaftojnë 170 euro për të pasur një jetës normale.
“Shembull nëse janë 20 mijë veteranë të rrejshëm atyre ju lejohet që më vjedh nga 170 euro por jo edhe 80 euro më shumë “ ndërkoha ai ka ofruar dhe zgjidhje të gjithëve duhet që t’iu rritet pensioni por duhet nisur hetimi edhe procedura ligjore se “kush nxinte që ka rrejt, jep përgjegjësi edhe i kthen parat, thjeshte është kjo punë” ka thënë Nushi.
Ai ka shtuar se në çdo sferë ka mashtrime siç është edhe ajo e asistencës sociale deri tek ajo pensioneve të pleqërisë.
“Edhe në lista e asistencës sociale ka persona false a t’i anulojmë, edhe tek pensionet janë dhënë 500 mijë euro më gabim a duhet të anulohen pensionet”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.
