Një grua ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në market një person i panjohur duke e sulmuar dhe nën kërcënimin e thikës nga kasa i ka grabitur në shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor ku i ka ofruar tretman mjekësor viktimës.
Sipas Policisë, rasti i ndodhur në Prishtinë të shtunën rreth orës 22:30, është në procedurë hetimore.
