Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot duke filluar prej orës 10:00 do të mbajë një konferencë për media.
Lajmi u bë i ditur në një njoftim nga kjo organizatë.
Siç u tha, konferenca do të zhvillohet në selinë e kësaj organizate, në Prishtinë.
Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të OVL-së së UÇK-së.
“Ju njoftojmë se nesër me datë 20.06.2022 në ora 10:00, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për medie nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së”, njofton organizata e veteranëve të luftës.
Të premten, përfaqësuesit e veteranëve janë takuar me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, për ta gjetur një zgjidhje rreth përfshirjes së kësaj kategorie në pagën minimale.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asgjë konkrete.
