Të fundit

Zbulohet arsenal armësh në Tiranë

Një tjetër arsenal armësh është zbuluar në Tiranë.

Sipas abcnews, armët janë gjetur në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ndërsa policia ka mundur të arrestojë poseduesin e tyre, përcjell Paparaci.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se armët e zjarrit ishin fshehur në garazhin e një pallati 5 katësh që ishte lëshuar me qira.

Bëhet fjalë për pistoleta me silenciator, kallashnikov por edhe snajper.

Kujtojmë se pak ditë më parë në Tiranë u zbuluar një tjetër depo me armë. Në një banesë private, u gjetën pajisje që shpërbenin për të modifikuar armët e zjarrit të cilat dyshohet se ishin porositur nga krimi i organizuar.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci