Të fundit

E ardhmja e Neymar te PSG në rrezik? Khelaifi refuzon të komentojë

Pavarësisht se ka të mbetura edhe tre vite të tjera në kontratën e tij, e ardhmja e Neymarit te Paris Saint-Germain duket të jetë e paqartë.

Pas fjalëve të fundit të presidentit të PSG-së, Nasser Al Khelaifi, e ardhmja e yllit brazilian duket të jetë në rrezik, pasi ai refuzoi të tregoj publikisht se a do të jetë Neymar pjesë e projektit të së ardhmes, apo jo.

“Neymar pjesë e projektit të ri apo jo? Ne nuk mund të flasim për këtë gjë në publik sepse disa lojtarë të tjerë do të arrijnë, e disa të tjerë do të largohen nga klubi. Këto janë bisedime private”, tha Khelaifi për “Marca”.

Neymar ka kontratë aktuale me Paris Saint-Germain deri më 30 qershor të vitit 2025, me opsionin për ta rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci