Ekipi i Buduqnostit nga Podgorica dhe ekipi i Llapit do të përballen më 7 korrik, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Duke pasur parasysh se klubet nuk janë të njohura për njëra tjetrën, shtabet teknike të të dyja ekipeve kanë filluar skautimet.
Trajneri i Buduqnostit, Aleksander Nedovic ka pohuar se ka marrë informacionet e duhura për ekipin kosovar, ndërsa ka treguar se ku e pret rrezikun nga Llapi.
“Ne do të takohemi me këtë kundërshtar dhe tani mbledhim informacione çdo ditë. Disa nga transferimet e reja të tyre nuk i njohim, por rrezikun më të madh sigurisht e kemi nga Progni dhe Veliu”, ka thënë Nedovic për GazetaBlic, përcjell Paparaci.
Sikurse Nedovic, informacione kishte mbledhur edhe homologu i tij shqiptar, Tahir Batatina.
“Kemi analizuar mjaft mirë kundërshtarin. Do hymë pa eufori, të qetë dhe me hapa të sigurtë”, kishte deklaruar trajneri i Llapit, Tahir Batatina.