Të fundit

Kurti: I kemi duart me baltë sepse e kemi gjetur Kosovën në baltë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se qeverisjes së tij i janë përlyer duart për shkak se “e kemi gjetur Kosovën në baltë”, derisa ka komentuar marrëveshjen për energjinë në Bruksel.

Kurti, në një fjalim në seancën e sotme parlamentare, tha se ka pasur marrëveshje të arritura në Bruksel të cilat konsiderohen “tradhti”.

“A ka qenë ndonjë marrëveshje në të kaluarën tradhti? Po ka qenë tradhti. A i kemi duart me balt? Po i kemi me baltë, sepse e kemi gjetur Kosovën në baltë”, tha kryeministri.

Kurti ka thënë se marrëveshja e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015, nuk ishin të mira, dhe se të njëjtën gjë e mendon edhe sot.

“Pas më shumë 20 viteve katër komunat në veri do të kalojnë në një rend të rregullt të pagesave për energji. Kjo u marrëveshje do ta mundësojë këtë. BE-ja do ta mbikëqyrë zbatimin e marrëveshjes. Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur, po e bëjmë më të mirën me krejt çka dimë e mundemi. Pas 20 vitesh po e ndalim gjakderdhjen financiare në veri të vendit dhe një padrejtësi që është bërë. A janë të mira marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 nuk janë të mira, ashtu them edhe sot. Ato nuk ishin marrëveshje të mira, por i trashëguam dhe i gjetëm. Kur u bëra kryeministër e gjeta Kedsin dhe Kesco, po të isha më herët nuk do të kishte KEDS dhe Kesco. Ka një mori gjërash që nuk i bëj me dëshirë. Përveç se ato marrëveshje s’kanë qenë të mira, gjendja në terren është edhe më e keqe”, tha ai.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci