Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme plenare.
Seanca është ndërprerë para se të vihej në shqyrtim Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
Në mungesë të kuorumit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se kjo seancë shtyhet për nesër në ora 10:00.
Nga seanca e dytë e së mërkurës për shkak të mungesës së kuorumit nuk u shqyrtua asnjë pikë e rendit të ditës, me përjashtim të asaj për akcizën në produktet e duhanit.
