Të fundit

MKRS shpreh ngushëllime për vdekjen e regjisores Vjosa Berisha

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së regjisores së njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Përmes një postimi në Facebook Ministria e Kulturës u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën regjisoren Vjosa Berisha.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha.

Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë.

Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PriFest” për më shumë se një dekadë. Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungoj gjithë komunitetit artistik.

Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë.

Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë”, thuhen në njoftim.

Vjosa Berisha ka vdekur sot.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha përmes një postimi të bërë në Instagram.

“Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 qershor në spitalin University College Hospital në Londër. Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë. Familjet Berisha dhe Istrefi.”, ka shkruar ai.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci