Të fundit

I pakënaqur me pushtetin, deputeti i LVV-së abstenon për Trustin

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli ka abstenuar në votimin e Projektligjit për Fondin Pensional.

Humolli ishte i vetmi deputet i shumicës parlamentare, prezent në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, që nuk votoi në koordinim me qëndrimet e Qeverisë së Kosovës dhe Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më parë gjatë debatit rreth Projektligjit për Fondin Pensional, Humolli shprehu pakënaqësi me mënyrën se si po menaxhohen investimet e Trustit nga Qeveria e Kosovës.

“Trusti Pensional ose Fondi Pensional, tek ne qytetarët e japin për të siguruar një jetë komode në pleqësi. Duke parë që mjetet tona dalin jashtë, këto para të Trustit nuk janë investuar për të siguruar që pleqtë tanë të kenë një jetë stabile sepse klasa jonë politike nuk i ka besuar ekonomisë së vendit tonë. Unë nuk jam që këto para të Trustit të hiqen nga Trusti Pensional, sepse shpresoj që qeveria nuk do të lejojë eksport të financave dhe që këto para të dalin jashtë vendit tonë. Unë nuk do të votoj as pro, as kundër tërheqjes nga Trusti”, tha Humolli.

Pezmatimi i Humollit me Qeverinë Kurti ka nisur disa javë më parë dhe është shpërfaqur në publik gjatë shqyrtimit të Projektligjit për Pagën Minimale, të cilën ai e ka kundërshtuar për shkak të mungesës së përfshirjes së kategorisë së veteranëve të UÇK-së në projektligj.

Deputeti nga Podujeva ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci