Të fundit

Presidentja e Parlamentit Evropian deklarohet për liberalizimin e vizave

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është deklaruar rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ajo ka thënë se në samitin e sotëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor ka shprehur qëndrim të qartë se Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat.

“Pozicioni im gjatë samitit ishte shumë i qartë se do të donim të shohim progres në kuptimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut, për çka shpresojmë se do të arrijmë një kapërcim për këtë, dhe gjithashtu edhe Shqipërinë dhe gjithashtu përmenda pozicionin që Parlamenti Evropian e ka mbajtur një kohë të gjatë për liberalizimin e vizave për Kosovën që është i vetmi vend në rajon që nuk është akoma në këtë zonë. Muajin tjetër, në muajin korrik, do të marrim vendimin për Bosnjen dhe Hercegovinën”, ka thënë ajo në konferencën pas përfundimit të këtij samiti.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci