Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Emir Sahiti ka rrugën e hapur për një transferim te skuadra gjermane, Hamburg.
Sipas gazetës gjermane, “Abendblatt”, Hamburgu është gati t’i shpenzojë 3.5 milionë euro për Sahitin, mirëpo po e pret kompletimin e shitjes së Vagnomanit.
Josh Vagnomani është afër kalimit te Stuttgarti për shtatë milionë euro, duke i hapur rrugë kështu 23-vjeçarit kosovar.
Sahiti momentalisht është pjesë e Hajdukut të Splitit ku ka zhvilluar 39 ndeshje në të gjitha garat në sezonin e kaluar. Shënoi shtatë gola dhe pati pesë asistime.
