Të fundit

Për një javë u dyfishuan infektimet me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se deri dje janë 213 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë, shtatë ditë më parë, konkretisht më 19 qershor, ishin vetëm 106 raste aktive.

Sipas Institutit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.399 doza të vaksinës.

“823.674 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 103.144 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

“Nga 346 testime, 49 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.369./KP

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci