Të fundit

Komisioni për rrymën, sot vendoset lista e dëshmitarëve për intervistim

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, voton listën e dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Mbledhja e këtij komisioni do të mbahet në Kuvendin e Kosovës.

Ajo do të fillojë në ora 12:00.

Kryesues i këtij komisioni është deputeti Hajdar Beqa nga PDK-ja.

Anëtari tjetër nga kjo parti është edhe Rashit Qalaj.

Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), anëtarë të këtij komisioni janë deputetët Armend Muja, Haki Abazi, Arbër Rexhaj, Halil Thaçi (zëvëndëskryesues i Komisionit) Armend Muja.

Ndërsa nga LDK anëtarë janë Armend Zemaj dhe Rezarta Krasniqi.

Nga AAK-ja anëtare është deputetja Time Kadrijaj. Prej Listes Serbe (LS) anëtar është Ljubinko Karadziq, si dhe nga grupi multietnik anëtare është Duda Balje.

 

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci