Të fundit

Ish-ambasadori: Nëse ndodh liberalizimi i vizave, meritore për këtë është Vjosa Osmani

Ish-ambasador i Holandës në Kosovë, Robert Bosch në një intervistë për Klan Kosova se qeveria e Kosovës e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit.

Ai u shpreh se pavarësisht kësaj, duhet të jeni të hapur për kompromise.

“Gjërat duken njëjtë përveq në aspektin politik që keni një qeveri të re dhe gjëja e mirë e kësaj është se kjo qeveri e ka me seriozitet luftën kundër korrupsionit, por, nganjeherë pavarësisht kësaj mendoj se duhet të jeni më të hapur për të bërë kompromise për gjëra që edhe nuk i doni, kështu është jeta”, tha ai.

Ish-ambasador Bosch tha se nëse  ndodh liberalizimi i vizave, meritore për këtë është presidentja Vjosa Osmani.

“E di se çfarë doni të thoni se nëse iu liberalizohen vizat meritat i merr ai, e po zyrtarisht kjo është përparsia e të qenit kryeministër, por mendoj se nëse dikush duhet të jetë meritore për këtë është Vjosa Osmani. Ajo ka bërë një punë të mrekullueshme”, u shpreh tutje ai.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci