Të fundit

Shefi i OSBE-së i kënaqur me udhërrëfyesin për energjinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në njoftimin e lëshuar të qeverisë thuhet se në takim u diskutua për zhvillimin e fundit në vend dhe për veprimet e fundit të qeverisë në fushën e mbrojtjes dhe respektimit të drejtave të pakicave.

Davenport u shpreh i kënaqur me dakordimin e arritur mbi udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energji.

“I kënaqur u shpreh edhe me procedimin e programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës. Ai po ashtu falënderoi kryeministrin për video-adresimet e tij të fundit në gjuhën serbe”, thuhet në njoftim.

Kurti tha se respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve janë vlera dhe prioritete të qeverisë.

“Ai po ashtu foli për synimin e qeverisë që rritja ekonomike të jetë e qëndrueshme dhe e barabartë, nga e cila të gjithë përfitojnë sepse të gjithë kanë kontribuar. Kurti deklaroi se Kosova ka dëshmuar që zhvillimi ekonomik dhe qeverisja demokratike shkojnë krahas njëra-tjetrës dhe janë thelbësore për paqe të qëndrueshme, progres dhe mirëqenie sociale për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci