Të fundit

​Ministria e Bujqësisë ndan 2.42 milionë euro investime në projektet e ujitjes

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci nënshkroi sot marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Kosovës për investime në sistemet e ujitjes.

Vlera e përgjithshme e marrëveshjes është 2.42 milionë euro, ndërsa përfituese janë komunat Mitrovicë, Istog, Shtime, Klinë, Kamenicë, Junikut dhe Deçan.

Gjithashtu, me kryetarët e këtyre komunave u nënshkrua edhe memorandum bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së implementimit të projekteve konkrete.

Pas shkresës së drejtuar të gjitha komunave dhe drejtorive për bujqësi të vendit në fund të muajit prill dhe në fillim të majit, në adresë të Ministrisë së Bujqësisë kanë arritur 15 projekte të sistemeve të ujitjes nga 15 komuna, nga të cilat kriteret për zgjedhje i kanë plotësuar tetë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci