Gjatë pushimeve mes sezonit, futbollistët kosovarë zgjedhin turnet e ndryshëm të nivelit amatorë për ta kaluar kohën e lirë. Njëri prej edhe Mendurim Hoti, por duket se futbollistit të Prishtinës nuk i ka ecur shumë mirë kjo karrierë.
Hoti ka pasur një përplasje sot me disa futbollistë, derisa ishte duke u zhvilluar finalja e këtij turneu.
Përpos Hotit, në këtë turne po mernin pjesë edhe futbollistë tjerë nga Superliga e Kosovës si: Mark Millicaj e Xhevdet Shabani.
Ylli i Prishtinës, pati një përplasje me një futbollist kundërshtar, duke e goditur me kokë e pastaj ndodhi një sherr masiv.
Ndeshjet amatore nuk preferohen për futbollistët profesionalë, ani pse në Kosovë është kthyer në traditë zhvillimi i turneve të ndryshëm./ Paparaci.com
Foto: Gazeta Olle
