Të fundit

Barcelona insiston për Lewandowskin, konfirmon ofertën e re

Kjo merkato verore si duket do të jetë tejet interesante, ku ende është duke vazhduar saga e sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Tanimë dihet që Lewandowski nuk dëshiron ta vazhdojë të ardhmen te Bayerni, ku me çdo kusht është duke e kërkuar largimin nga “Allianz Arena”.

Barcelona vazhdon të jetë destiancioni i preferuar i yllit polak, ku gjiganti katalunas bëri një ofertë prej 35 milionë eurosh për shërbimet e tij, por që kjo ofertë u refuzua nga Bayerni.

Tani, Barça e ka informuar Lewandowskin për ofertën e saj të re, e cila kap shifrën e 40 milionë eurosh plus bonuset.

Në anën tjetër, Lewandowski e ka konfirmuar dëshirën e tij për të pritur Barcelonën, dhe kjo gjë po ndodh për shkak të lidhjes së agjentit të tij dhe presidentit të katalunasve, Joan Laportas.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci