Klubi i futbollit, Prishtina ka reaguar pasi futbollisti i tyre, Mendurim Hoti është përfshirë në një përleshje mbrëmë gjatë finales së një turneu amator të futbollit.
Drejtori sportiv i Prishtinës, Artan Osmani ka thënë se Hoti nuk do të jetë më pjesë e klubit.
“Klubi i Futbollit Prishtina ka marrë masa ndaj tij dhe mund të konsiderojmë se ai nuk është më lojtar i Prishtinës. Ky s’është rasti i vetëm i tij. Ai më herët e ka pasur edhe një rast”, ka thënë Osmani për KlanKosova, transmeton Paparaci.
Përpos Hotit në këtë organizim janë parë edhe futbollistët Xhevdet Shabani dhe Mark Millicaj.
Pjesëmarrja në turneu amator është e ndaluar për futbollistët profesionistë për shkak të lëndimeve të shumta që mund të ndodhin./Paparaci.com
Futbollisti i Prishtinës pjesë e sherrit në një turne në futboll të vogël
