Kampionia olimpike, Distria Krasniqi ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.
Krasniqi triumfoi në finale përball xhudistes kroate, Ana Viktorija. Xhudistja kosovare mposhti Viktorijan me IPPON.
26-vjeçarja pejane siguroi direkt kualifikimin në çerekfinale për kategorinë -52 kg, ku më pas mposhti xhudisten Sofia Asvesta dhe Isabel Perez.
Në garë për medalje është edhe Flaka Loxha. Ajo do të përballet me xhudisten turke, Hasret Bozkurt për medaljen e bronztë.
Lojërat Mesdhetare në Oran do të mbahen deri më 6 korrik, ndërsa deri më tani nga 39 sportistë kosovarë medalje ka arritur vetëm Distria Krasniqi.
