Xhudistja Flaka Loxha e ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare të cilat po zhvillohen në Oran të Algjerisë.
Loxha triumfoi në garën për medaljen e bronztë kundrejt xhudistes turke, Hasret Bozkurt.
U nevojit Golden Score për ta përcaktuar fituesin.
Ndërkohë, edhe Distria Krasniqi triumfoi sot, duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kilogramë.
