Travis Scott do të mbulojë të gjitha shpenzimet e funeralit për tetë viktimat tw cilat vdiqën në festivalin e tij “Astroworld” të premten e kaluar, sipas një deklarate të publikuar të hënën nga një përfaqësues i reperit dhe producentit.
Artisti i lindur në Houston do të bashkëpunojë gjithashtu me “BetterHelp” për të ofruar shërbime falas të shëndetit mendor për të gjithë ata që janë prekur nga tragjedia.
Travis mbetet ndër bisedat më aktive në qytetin e Hjustonit.
Këto janë hapat e parë nga shumë të tjerë që Travis planifikon të marrë si pjesë e zotimit të tij personal për të ndihmuar të prekurit e këtij koncerti të cilët ndihen të pikëlluar.
Organizatorët e “Astroworld” do të ofrojnë një rimbursim të plotë për të gjithë ata që kanë blerë biletat, si ata që morën pjesë të premten dhe ata që kishin blerë bileta për ngjarjet e anuluara të së shtunës, tha një burim i afërt me situatën për “CNN” të hënën. “CNN” ka kontaktuar me promovuesin e festivalit “Live Nation” për informacion në lidhje me këtë rast.
Në një deklaratë të veçantë të hënën, “Live Nation” deklaroi se kompania po punon në mënyrë që të mbështesë të pranishmit, familjet e viktimave dhe stafin duke ofruar këshillim falas për shëndetin mendor dhe do të ndihmojë me kostot e spitalit.
Scott reagoi në mediat sociale gjatë fundjavës dhe shkroi: “Jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe të gjithë ata që u ndikuan nga ajo që ndodhi në Astroëorld Festival”.
Partnerja e Scott, Kylie Jenner, ishte e pranishme në festival dhe gjithashtu postoi një deklaratë për të thënë se ajo dhe Scott nuk e dinin se çfarë po ndodhte në turmë gjatë performancës”.
“Dua ta bëj të qartë se nuk ishim në dijeni të ndonjë fataliteti derisa lajmi doli pas shfaqjes, në të kundërt kurrë në botë nuk do të kishin vazhduar xhirimet apo performancat.
Scott doli në skenë pak pas orës 21:00 të premten për të performuar para 50,000 të pranishmëve. Disa nga ata pjesëmarrës të koncertit e përshkruan ngjarjen si traumatizuese.
