Të fundit

​Milani dhe Barcelona do të ndeshen më 6 gusht

Milani do të luajë kundër Barcelonës në “Camp Nou” në trofeun Gamper më 6 gusht pasi Roma zemëroi “Blaugranët” duke u tërhequr nga ky trofe.

“Giallorossët” fillimisht u shpallën zyrtarisht si kundërshtarë për ndeshjen tradicionale parasezonale, por papritmas ndërprenë kontratën.

Kjo e shtyu Barçën të kërcënonte me veprime ligjore. Tani raporte të shumta sugjerojnë se Milani është ftuar për të zëvendësuar Romën në trofeun Gamper dhe do të luajë në “Camp Nou” më 6 gusht, përcjell KosovaPress.

Miqësorët e Milanit deri më tani janë kundër FC Koln më 16 korrik, Zalaegerszegi më 23 korrik dhe Olympique Marseille më 31 korrik.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci