Puna e mirë e gjyqtarëve kosovarë në arenën ndërkombëtare ka shtyrë UEFA-n që gjyqtarëve kosovarë të ju besojë në ndeshje të nivelit të lartë.
Së fundmi, Visar Kastrati është nominuar në ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Uefa Conference League.
Kastrati do të ndajë drejtësinë në ndeshjen mes Fola Esch – Tre Fiori FC, teksa do ta ketë ndihmën e gjyqtarëve tjerë kosovarë si:Besnik Morina, Lumturije Muhadri dhe Mentor Ajeti.
Kjo ndeshje do të zhvillohet më 7 korrik në Luksemburg, me fillim nga ora 20:00.
