Xhudisti kosovar, Shpat Zekaj ka arritur çerekfinalen e Lojërave Mesdhetare për kategorinë deri në 100 kg.
Zekaj e mposhti xhudistin italian, Enrico Bergamelli për tu kualifikuar në çerekfinale.
Ndërsa në çerekfinale do të përballet me xhudistin serb, Aleksandar Kukolj.
Deri më tani në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, medalje kanë arritur: Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova dhe Flaka Loxha.
