Inflacioni në vendet që përdorin euron arriti një rekord prej 8,6% në qershor, nga 8,1% në maj, sipas një vlerësimi paraprak nga zyra e statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat).
Rritja e çmimeve u nxit kryesisht nga rritja e çmimeve të energjisë me 41,9% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.
Ushqimi, alkooli dhe duhani arritën në 8,9%, nga 7,5% në muajin maj.
Vendet baltike janë vendet më të goditura në zonën e euros me 19 anëtarë.
Inflacioni në Estoni tani qëndron në 22%, i ndjekur nga Lituania (20,5%) dhe Letonia (19%).
Norma e inflacionit në gjashtë vende të eurozonës të tjera arriti në 10%, duke përfshirë Luksemburgun, Belgjikën dhe Spanjën.
Inflacioni në Gjermani qëndron në 8,2%, duke regjistruar një rënie e lehtë krahasuar me 8,7% në muajin maj.
