Të fundit

Flet shqiptari i dyshuar për grabitjen në shtëpinë e “Fenomenit”: Jam i pafajshëm

Shqiptari i arrestuar nën dyshimet për grabitjen e Marco Verratti në vilën e futbollistit, Ronaldo Luis Nazario i njohur si “Fenomeni”, ka deklaruar se është plotësisht i pafajshëm.

Hetimi i policisë lidh bandën e çmontuar me gati njëzet sulme në shtëpi, sipas burimeve pranë rastit. Dy të arrestuarit në Dénia janë mbajtur në Komisariat që nga arrestimi i tyre të martën e kaluar, kur zbritën nga  trageti  që i transferoi nga Ibiza.

Në makinë agjentët  gjetën sende nga  grabitja milionëshe e lojtarit të Paris Saint-Germain, i cili raportoi për vjedhjen e 10 mijë eurove dhe bizhuteri dhe ora me vlerë rreth  tre milionë  euro. Çështja është nën hetim dhe të arrestuarit në Dénia, të ndihmuar nga avokati  Francisco Miguel Galiana Botella , përfituan nga e drejta e tyre për të mos dëshmuar në zyrat e policisë.

Megjithatë, shtetasi shqiptar i ndaluar në deklaratën e tij ka saktësuar se ka mbërritur në ishullin Ibiza të hënën e kaluar, një ditë pas grabitjes. 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci