Ish-ministri i Kulturës dhe politikani kosovar që tashmë s’është aktiv, Astrit Haraqija, ka publikuar fotografi teksa shihet me një prej vëllezërve Osmani, Bashkimin, duke shijuar pushimet në Majorka të Spanjës.
Ish-ministri ka shkruar një shkrim motivues për lirimin nga paraburgimi të mikut të tij biznesmen, Bashkim Osmanit.
“Të gjithë mund të heqin dorë,është gjëja më e kollajtë. Por të rrish në këmbë, edhe atëherë kur të gjithë do të kuptonin nëse do të dorëzohesh. Kjo është forca e vertetë . Jeto për ata qe te duan”, ka shkruar ai.
“Lufto për ate qe do…. Harroji ata që te kanë harruar…..”, ka thënë Haraqija.
Osmani, së fundmi ishte i cak i organeve ndërkombëtare të rendit dhe drejtësisë, si i dyshuar për përfshirje në pastrim parash.
Ai është liruar disa javë më parë nga paraburgimi, raportuan mediat spanjolle.

Osmani kishte qëndruar për afro tre muaj në paraburgim.
Gjykata në Palma de Mallorca ka zëvëndësuar paraburgimin ndaj Osmanit me liri të kushtëzuar.
